Arben Ahmeti, bëri të ditur se si Koordinatori i Zyrës së UNMIK-ut në Veri të Kosovës, Dule Vicovac është përfshirë në propagandë kundër Kosovës dhe për më shumë me identitet të rremë.
Në emisionin ‘Raporti’ , Ahmeti ka bërë të ditur se Vicovac është serb me nënshtetësi kanadeze dhe ende vazhdon të mbajt pozitë të larë në misionin e UNMIK-ut.
“Dule Vicovac realisht është shefi i UNMIK-ut në veri të Kosovës”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka treguar se si ka marrë pjesë në dokumentar që për qellim kishin propagandën kundër Kosovës.
“Meqenëse gjithë fokusi jonë dhe i miqve ndërkombëtarë ka qenë tek Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Serbia dhe Rusia bashkërisht kanë punuar shumë në nderimin e failit propagandistik kundër lirisë së Kosovës, gjegjësisht kundër inkriminimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime kundër njerëzimit dhe prezantimin e rastit të Kosovës si rast i bashkëpunimit të një organizate terroriste e cila ka bërë edhe spastrim etnik”, ka thënë Ahmeti.
“Është shumë me rëndësi me i parë të gjitha videot dhe dokumentarët e vitit 2009 dhe 2010 të cilët janë shfaqur si kërpudha nëpër gjithë botën të cilët kanë propaganduar se si në Kosovë janë bërë krime kundër serbëve dhe është bërë spastrim etnik kundër komuniteti serb. Kjo ka qenë një kundërpërgjigje ndaj pavarësisë së Kosovës”, ka thënë mes tjetra Ahmeti.