Lëndohet një qytetar gjatë kërcimit nga ura në Liqenin e Ujmanit

Aktuale

Lëndohet një qytetar gjatë kërcimit nga ura në Liqenin e Ujmanit

Më: 12 gusht 2024 Në ora: 23:36
Ujmani

Një qytetar është lënduar teksa ka kërcyer nga ura në Liqenin e Ujmanit, sot, më 12.08.2024.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin Mitrovicë-Veriu, Veton Elshani, ndërsa paraprakisht kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, kishte shprehur keqardhje për këtë rast në një postim në Facebook.

“Duke kërcy, ka rrëshqitur me kokë në gur” – tha shkurt Elshani.

Zeqiri i kontaktuar nga kallxo tha se lajmin e ka marrë nga qytetarët dhe nga policia lokale.

“Shkova vizitova qytetarë qysh po kalojnë (te Liqeni i Ujmanit) edhe më treguan qytetarët që kanë qenë aty dhe policia lokale. Ai ka kërcy në ujë dhe si duket ka kërcy në pozicion më të keq dhe është lëndu” – tha Zeqiri.

Kryetari shtoi se përderisa ishte aty, Policia ka bërë fotografimin e vendit të ngjarjes.

“E kanë dërgu në Spital të Mitrovicës dhe siç mora informacion po ashtu prej Policisë e kanë dërgu për në QKUK” – shtoi ai.

Kohëve të fundit, Liqeni i Ujmanit është bërë destinacion turistik për qytetarët që po shkojnë të freskohen gjatë ditëve të nxehta të verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat