Gani Koci – VV-së: Kërkojeni te vetja juaj shkakun e vetëvrasjës së Astrit Deharit, ka me ju vra gjaku i tij

Aktuale

Gani Koci – VV-së: Kërkojeni te vetja juaj shkakun e vetëvrasjës së Astrit Deharit, ka me ju vra gjaku i tij

Më: 13 gusht 2024 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Zyrtari i PDK-së, Gani Koci, ka kritikuar partinë në pushtet për shfrytëzimin e rastit të Astrit Deharit për qëllime politike.

Ai ka bërë me dije se VV-ja po kërkon drejtësi vetëm se zgjedhjet nacionale janë afër.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka akuzuar drejtpërdrejt VV-në për vrasjen e Astrit Deharit.

Sipas tij, këtë parti do ta vret gjaku i Astritit.

Era zgjedhje po vjenë! Janë qu në këmbë nekrofilët politik-nekropolitikanët e VV-së(siç i quan B. Latifi), dhe po ua lëkundin eshtrat të vdekurëve! Të tillët vetem mbi të vdekurit krijojnë kauza. Po ku ishit o mjeranë ma herët, po tash në fund të mandatit po kerkoni, gjoja,“ drejtësi për Astrit Deharin”. Kerkone te vetja juaj shkakun e vetëvrasjës së tij. Sepse ju përfituat dhe përpiqeni akoma të përfitoni prej gjakut të tij, tashmë edhe i vdekur”, ka shkruar ai.

Ai ka kërkua llogari nga partia në pushtet edhe për zhdukjen e mostrave të të ndjerit.

“Pse dogjët IML-ën, ma shumë se dy herë dhe pse vodhet mostrat dhe i kthyet ato pa dhënë kurrë asnjë shpjegim. Veprimet e juaja po ngjajnë në ate kur hajni thot kapeni hajnin! Kot akuzoni të tjerët. Ju jeni vrasësit e Astritit. Ka me ju vra gjaku i tij”, ka shkruar Koci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat