“Hapja e urës imtësi”, Kelmendi e thumbon Qeverinë: Pritjet janë që kufiri i Morinës të zhvendoset në Merdare

Aktuale

“Hapja e urës imtësi”, Kelmendi e thumbon Qeverinë: Pritjet janë që kufiri i Morinës të zhvendoset në Merdare

Më: 13 gusht 2024 Në ora: 16:09
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi ka ironizua me premtimin e kryeministrit Albin Kurti për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Në kohen kur po flitet me hapjen e lumit Ibër, Kelmendi ka thënë se kjo çështje është shumë e vogël në krahaism me atë që ka premtuar Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pritjet janë që kufiri i Morinës të zhvendoset në Merdare.

“S’di kush po merret me këso imtësira si hapja e urës! Pritjet janë se cilën ditë do të merret kufiri në Morinë dhe të vendoset në Merdare”, ka shkruar Kelmendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat