Qeveria me akt-nënligjor, synon shkurtimin e procedurave për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë

Aktuale

Qeveria me akt-nënligjor, synon shkurtimin e procedurave për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë

Më: 14 gusht 2024 Në ora: 12:01
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se janë në përfundim të aktit-nënligjor që personat Paraplegjik dhe Tetraplegjik do u nënshtrohen për vlerësim vetëm një komisioni, e jo siç është tash dy komisioneve.

Në mbledhjen e Qeverisë, Murati ka thënë se procedura e vlerësimit do të shkurtohet deri në 45 ditë nga data e paraqitjes së kërkesës.

“Sot prezantoj projekt-rregulloren për procedurat dhe kriteret e vlerësimit të njohjes së statusit për të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik. Akti-ligjor që synojmë është që të sjellim një procedurë shumë më të shkurtër dhe më të saktë rreth vlerësimit për këta persona, duke evituar një varg veprimesh burokratike dhe duke synuar një trajtim më me shumë dinjitet për këtë kategori.

Parashihen në këtë rregullohen, procedura e vlerësimit që do të shkurtohet deri në 45 ditë nga data e paraqitjes së kërkesës, është gjithashtu edhe evitimi i vlerësimeve për dallim nga rregullorja e kaluar bëhet për pesë ose tre vite dhe më pas duhej të rivlerësuar, tani më këto vlerësimet janë evituar. Është edhe ndryshimi i komisionit vlerësues”, ka thënë Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat