​Qeveria vendos të rris numrin e gazetarëve ukrainas të strehuar në Kosovë

Aktuale

​Qeveria vendos të rris numrin e gazetarëve ukrainas të strehuar në Kosovë

Më: 14 gusht 2024 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur që të rritet numri i gazetarëve ukrainas në Kosovë. Kosova do të ju ofrojë atyre dhe anëtarëve të ngushtë të familjes mbrojtje të përkohshme.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani tha se Kosova po vazhdon të tregojë solidaritet dhe përkushtim ndërkombëtar për gazetarët ukrainas.

Gashani: Republika e Kosovës do të ju sigurojë strehim të sigurt këtyre personave

“Republika e Kosovës vazhdon të tregojë solidaritet dhe përkushtim ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut duke ofruar mbrojtje të përkohshme për gazetarët ukrainas dhe familjet e tyre të rrezikuar për arsye të luftës në Ukrainë. Ky vendim si plotësim i vendimit të marrë në vitin 2022 për 20 gazetarë, ka për qëllim të rris numrin e gazetarëve ukrainas të cilëve Republika e Kosovës do të ju sigurojë strehim të sigurt. Mbrojtja e përkohshme do të ofrohet në përputhje me ligjin për azil dhe do të ketë efekt të menjëhershëm nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, këta persona do të jenë të detyruar të respektojnë”, tha ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat