Shtohen patrullimet në zonën kufitare me Serbinë në bjeshkët e Istogut

Aktuale

Shtohen patrullimet në zonën kufitare me Serbinë në bjeshkët e Istogut

Më: 14 gusht 2024 Në ora: 16:41
Pamje nga vija kufitare

Policia e Kosovës ka shpeshtuar patrullimet në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në bjeshkët e Istogut.

Javën e kaluar është raportuar për patrullime të shpeshta të policisë serbe dhe forcave ushtarake të Serbisë.

Ani pse nuk ka pasur ndonjë provokim, barinjtë e këtyre zonave janë shqetësuar me praninë e tyre, sidomos tani në kohën e verës kur këtë zonë e frekuentojnë edhe pushues të shumtë.

Njësitet patrulluese kufitare tashmë kanë reaguar dhe kanë qenë në zonën e perëndimit në Gjakovë e deri në lindje të kufirit.

Kështu edhe sot, këtu prezent ishte drejtori i policisë kufitare, kolonel Nexhmedin Krasniqi,Kapiten Asmir Zekiq, komandant i vijës së gjelbër kufitare, Adem Hoxhiq, shef i operativës, Adem Dreshaj, polic kufitar etj.

Ata patën takime edhe me banorë të zonës, të cilët i siguruan se nuk ka ndonjë rrezik dhe se njësitet e KFO-it do të patrullojnë vazhdimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat