Dyshohet për shembje të dheut, bllokohet rruga Prishtinë-Podujevë

Aktuale

Dyshohet për shembje të dheut, bllokohet rruga Prishtinë-Podujevë

Më: 14 gusht 2024 Në ora: 20:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Është bllokuar rruga në fshatin Lupç të Podujevës, ku dyshohet se ka pasur shembje të dheut.

Si pasojë e kësaj kolonat e automjeteve janë të gjata.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës.

Kosovapress për këtë rast ka kërkuar përgjigje edhe në Policinë e Kosovës, por të njëjtit deri në publikimin e artikullit nuk kanë kthyer përgjigje.

Lexues të KosovaPress, kanë dërguar edhe video nga vendi i ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat