Afro 6 mijë patentë – shoferë ilegale serbe të konvertuara në RKS

Aktuale

Afro 6 mijë patentë – shoferë ilegale serbe të konvertuara në RKS

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 17:26
Ilustrim

5 mijë e 982 qytetarë serbë, kryesisht nga katër komunat veriore tashmë i kanë konvertuar patentë-shoferët ilegalë nga ato të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.

Kështu bëri të ditur zëvendësdrejtori i policisë rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Leposaviq 1824, Mitrovicë Veriore 1449, Zubin Potok 908, Zveçan 1099”, bëri të ditur ai.

Elshani publikoi statistikat për të gjitha komunat.

Procesi i konvertimit ka nisur nga 10 maji ka zgjatur deri më 9 gusht.

Por, ky afat u kërkua të zgjatet edhe për 10 ditë.

Gjatë ditës së djeshme, Veton Elshani deklaroi se pas këtij afati do të ketë gjoba

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat