Ish-kryeinspektori i AKI-së Burim Ramadani ka reaguar pas deklaratave të Presidentës së Kosovës Vjosa Osmani sot në Viti.
Ramadani ka thënë se presidentja e konfirmoi sot acarimin me NATO-n duke thënë se nuk ka shqiptar që do ta donte konfrontimin e Policisë së vendit me NATO-në.
Ai në llogarinë e tij në “Facebook” shkroi se presidentja nuk duhet ta thoshte këtë në Viti po t’ia thoshte akterëve veç e veç.
“Presidentja konfirmoi acarimin me NATO-n! Madje, në formën më direkte të mundur duke thënë se “nuk ka shqiptar që do diçka të tillë”. Këtë e bëri sot në Viti, ani pse as vendin dhe as formën e këtij mesazhi nuk e pati si Presidente, por si opinion-bërëse e çështjeve të sigurisë. Po të vepronte si Presidente, ajo do të duhej që këtë mos ta thoshte në Viti, para se t’ia thoshte hapur dhe institucionalisht akterëve veç e veç dhe të gjithëve së bashku!”, shkroi Ramadani.