Seb Bytyqi në një linjë direkte ka folur rreth debatit për hapjen apo moshapjen e Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve.
Se a është çështje politike apo çështje e sigurisë hapja e Urës së Ibrit Bytyqi ka thënë se tani për tani është çështje politike mirëpo, mund të shndrrohet në çështje të sigurisë.
Ai ka thënë se nëse i referohemi të kaluarës së afërt, ku nga një protestë e organizuar nga serbët në veri që ishte shndrruar në dhunë e sulm ndaj pjestarëve të KFOR-it, mund të jetë një skenar i ngjashëm edhe tani.
“Aty është frika që ka potencial që të shndrrohet në një çështje të sigurisë, pikërisht aty qëndron edhe arsyeja pse ka rezistencë apo kërkesa nga partnerët ndërkombtarë që të mos bëhet hapja e urës”.
Tutje Bytyqi ka thënë se nga e kaluara kemi pa që struktura të sigurisë së Serbisë planifikojnë veprimet e tyre në bazë të veprimeve të Kosovës në mënyrë që të fajsohet Kosova për ato esklaime apo trazira.
Ai është shprehur se meqë është kërkesë e partnerëve të mos hapet ura duhet të ketë edhe informata që ka rrezik që të shndrrohet në një problem të sigurisë hapja e Urës së Ibrit.
Sa i përket legjitimitetit të kërkesave të partnerëve ndërkombtarë për moshapjen e urës, Bytyqi ka thënë se “nëse kanë informata se përbëjnë rrezik, janë legjitime”, duke shtuar se qëllimi i tyre është që të minimizohet mundësia e trazirave dhe që të mos shkaktohet dhunë.