“Çështja e Urës së Ibrit po kalon në temë diskutimi në Bruksel ashtu si çështja e dinarit”

Aktuale

“Çështja e Urës së Ibrit po kalon në temë diskutimi në Bruksel ashtu si çështja e dinarit”

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 19:08
Blerim Canaj

Ish diplomati Blerim Canaj ka thënë se kryeministri Kurti po i ndjek limitet e veprimeve pasi që e din se SHBA nuk është ende e gatshme të heq dorë nga Kosova.

Sipas Canës ura e Ibrit do të hapet mirëpo debati për të po kalon në Bruksel.

Deri më tani kemi pa se sikurse dinari edhe ura e Ibrit do të kaloj si temë në Bruksel. Fatkeqësia është se në Bruksel po shkon prap një temë që është përfunduar atje…shpresoj që ende ka mundësi që të parandalohet mirëpo deri më tani nga ajo që kemi pa kur është përmendur diçka nga eksponent të Bashkimit Evropian pastaj edhe ka ndodhur ajo që është kërkuar dhe që është përmendur”, ka thënë Canaj.

Tutje Canaj është shprehur se tanimë është kaluar nga një temë politike në çështje të sigurisë dhe se “hapja e Urës së Ibrit po ndërlidhet me të dhe pastaj temat e çështjes së sigurisë pastaj po na kalojnë në Bruksel”.

Koci: Dialogu për urën nuk duhet të kaloj në Bruksel

Politologu Melazim Koci ka thënë se “konfrontimi” i qeverisë së Kosovës me partnerët ndërkombtarë së fundmi është afër pikës që “nuk duron më”, mirëpo delarimet e presidentes lidhur me këtë i ka quajtura të duhura dhe se nuk duhet të shkohet në atë drejtim të konfrontimit por në drejtim të koordinimit me ta.

“Kërkesa për hapje të urës është absolutisaht e drejtë, legjitime dhe ajo do të hapet…por nuk do të hapet në asnjë variant pa koordinim me ata të cilët i konsiderojmë aleatë sidomos me SHBA-të”.

Koci tutja ka thënë se nuk duhet të zhvendoset debati në Breksel për urën.

Problematika aktuale, sipas Kocit është për konsum të brendshëm.

“Për vet faktin që është ngritur në këtë nivel të debatit. Nëse nuk do të ishte për konsum të brendshëm kjo qështje ka mundur të absorbohet në debate diskrete, në kanale diplomatike dhe në heshtje”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat