Kelmendi: Mbi 60 mijë aplikime për subvencionim të librave për 24 orë

Aktuale

Kelmendi: Mbi 60 mijë aplikime për subvencionim të librave për 24 orë

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 19:25
Taulant Kelmendi

Ministria e Arsimit edhe këtë vit do të subvencionojë prindërit për t’i blerë librat e nxënësve për vitin e ri shkollor. Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi, ka thënë se për 24 orë janë proceduar 64 mijë e 244 aplikime për subvencionim me libra.

Në një postim në Facebook, ai ka replikuar edhe PDK-në e cila në një konferencë e ka kritikuar këtë formë të subvencionimit.

Por sipas Kelmendit, PDK-ja ka shtrembëruar faktet dhe është kundër që buxheti të shkojë të prindërit dhe nxënësit.

“Dje dhe sot, PDK ka reaguar për furnizimin me tekste shkollore. Kryesisht ishin të shqetësuar se nuk janë bërë tendera milionësh për blerjen e teksteve me shtëpitë botuese. Deputetët Ardian Kastrati e Bekim Kamishi në emër të PDK-së janë kundër që buxheti të shkojë te prindërit dhe nxënësit. Ata ndanë brengen se po subvencionojmë drejtpërdrejt prindërit jo vetëm për tekste por edhe për materialet e tjera shkollore. Çka të bie në sy me të parën në reagimet e tyre është shtrembërimi i fakteve por edhe një dozë jo e vogël e mungesës së njohurive”, ka thënë Zëvendësministri i Arsimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat