Milazim Krasniqi i del në ‘mbrojtje’ Memlit: Nëse guxoni, hapeni urën e mos llomotitni

Aktuale

Milazim Krasniqi i del në ‘mbrojtje’ Memlit: Nëse guxoni, hapeni urën e mos llomotitni

Nga: H.O. Më: 15 gusht 2024 Në ora: 20:54
Milazim Krasniqi

Profesori universitar Milazim Krasniqi është marrë sërish me ҫështjen e Urës së Ibrit. Ai thotë se si ka mundësi që partitë opozitare të akuzohen se janë kundër hapjes së kësaj ure.

“Ata e dinë që shqiptarët e kishin hapur në këtë minut. Ata e dinë se serbët e kanë mbyll urën. Ata e dinë se KFOR nuk lejon hapjen e njëanshme të saj. E kanë më lehtë të akuzojnë opozitën, sepse kanë filluar të frikësohen”, shkruan ai.

Ndryshe, Memli Krasniqi, djali i tij, është pjesë e PDK-së, partisë opozitare në vend.

Postimi i plotë:

Nuk po e kuptoj a janë të marrë a të poshtër këta që akuzojnë partitë opozitare se gjoja janë kundër hapjes së Urës së Ibrit. Me gjasë më shumë janë të poshtër se sa budallenj. Pse? Sepse ata e dinë që urën nuk e kanë mbyll shqiptarët. Ata e dinë që shqiptarët e kishin hapur në këtë minut. Ata e dinë se serbët e kanë mbyll urën. Ata e dinë se KFOR nuk lejon hapjen e njëanshme të saj. E kanë më lehtë të akuzojnë opozitën, sepse kanë filluar të frikësohen. Po duan të gjejnë fajtorin aty ku nuk është. Kjo pra është poshtërsi. Mesazhi im: nëse guxoni, hapeni urën e mos llomotitni!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat