Dyshimi për sulm seksual ndaj 7 vjeçares, detaje nga rasti

Aktuale

Dyshimi për sulm seksual ndaj 7 vjeçares, detaje nga rasti

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 18:24
Ilustrim

Pasditen e së enjtes derisa ishte duke luajtur, një vajzë 7 vjeçare dyshohet se u sulmua seksualisht.

Ngjarja ndodhi në Prishtinë, ku dyshohet që sulmi iu bë nga një 40 vjeçar.

Rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës, të cilët edhe e kanë arrestuar të dyshuarin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Sulmin ndaj te miturës është duke e hetuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje një person, i dyshuar për veprën penale “Sulmi seksual”, ndaj te njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore”, ka thënë zëdhënsja Laureta Ulaj.

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk kanë dhënë detaje të tjera, meqë rasti i takon procedurës për te miturit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat