Ish-komandanti i UÇK-së: Ura e Ibrit është simbolikë e ndarjes, këtë e bënë ndërkombëtarët

Aktuale

Ish-komandanti i UÇK-së: Ura e Ibrit është simbolikë e ndarjes, këtë e bënë ndërkombëtarët

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 18:33
Ish-komandanti i Njësisë Speciale të UÇK-së, Bekim Shyti

Ish-komandanti i Njësisë Speciale të UÇK-së, Bekim Shyti është shprehur se Ura e Ibrit në veri të Kosovës, është simbolik e ndarjes, e kjo e bërë nga ndërkombëtarët.

Po ashtu, Shyti hedh aludime se kush e ka mbyllur këtë urë, dhe thotë se ajo duhej të ketë qenë vazhdimësi e misionit të ndërkombëtarëve në Kosovë.

“Çështja e Urës së Ibrit ka qenë aktuale nga ndarja e deri më sot. Ne duhet të bëjmë pyetjen se kush e mbylli urën. Kush e ndau? Vetëm 300 metra larg Urës së Ibrit është tjetra urë, ku kalojnë automjetet pa problem. Ndërsa ura në mes të qytetit është simbolik e ndarjes, dhe këtë nuk e bënë shqiptarët, këtë e bënë ndërkombëtarët. Andaj unë besoj se ai që ia ka vendosur çelësin, e ka mbyll duhet ta sjell çelësin dhe ta hap atë”, u shpreh ish-komandanti në Info Magazine.

“Ura besoj se ka qenë vazhdimësia e misionit të ndërkombëtarëve në Kosovë”, tha Shyti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat