Nënkryetarja e PSD-së thotë se Osmanin s’mund ta marrë seriozisht: Ka qenë zgjatim i politikave të Qeverisë

Aktuale

Nënkryetarja e PSD-së thotë se Osmanin s’mund ta marrë seriozisht: Ka qenë zgjatim i politikave të Qeverisë

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 19:40
Teutë Rrusta

Nënkryetarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta, ka thënë se qëndrimi i presidentes, Vjosa Osmani lidhur me temën e hapjes  së urës së Ibrit ka qenë i plogësht.

Ajo ka thënë se Osmani në vazhdimësi ka qenë zgjatim i politikave të Qeverisë dhe se nuk mund ta merr seriozisht.

“Qëndrimi i presidentes i plogësht dhe absolutisht brenda ombrellës se krejt çfarë përfaqëson Qeveria, që nuk supozohet me pas roli i saj.

Ajo vazhdimisht ka qenë zgjatim i politikave të Qeverisë, kështu që e kam problem me marrë seriozisht sepse tanë atë pushtet që e ka e nuk e ka përdor… ajo vazhdimisht ka qenë presidente e një pjese të qytetarëve të Kosovës. Askujt nuk i konvenon një presidente e cila është kaq ngushtë e lidhur me Qeverinë e Kosovës. Presidentja nënkupton diçka tjetër”, ka thënë Rrusta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat