Krasniqi: Veprimet e Kurtit duken patriotike, por nuk kanë logjikë politike

Aktuale

Krasniqi: Veprimet e Kurtit duken patriotike, por nuk kanë logjikë politike

Nga: A.SH Më: 17 gusht 2024 Në ora: 12:18
Milazim Krasniqi

Profesori Milazim Krasniqi, ka thënë se veprimet e Kurtit duken partiotike po që sipas tij nuk kanë logjikë politike.

P.sh. sapo qeveria e Serbisë e shpalli strategjinë e re të rezistencës civile për serbët e Kosovës, Kurti provokoi me idenë e hapjes së Urës së Ibrit, me çka i dha shkas rezistencës civile të serbëve”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Veprimet e Kurtit duken patriotike, por nuk kane logjikë politike. P.sh. sapo qeveria e Serbisë e shpalli strategjinë e re të rezistencës civile për serbët e Kosovës, Kurti provokoi me idenë e hapjes së Urës së Ibrit, me çka i dha shkas rezistencës civile të serbëve. U mbajtën tubime të qytetarëve, peticione, ankesa. Rezistenca civile u fuqizua, Ura e Ibrit nuk hapet. Ku ka logjikë politike këtu? Militantat nuk kërkojnë logjikë. Turmat, që nga Roma e këndej, kërkojnë cirk dhe verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat