Zëvendëskryeministri i Serbisë, Alleksandar Vullin, ka qëndruar për disa ditë në Moskë për një vizitë zyrtare atje.
Pas kthimit, në një prononcim për transmetuesin publik të Serbisë, ka thënë se është shumë e rrezikshme të hapet ura mbi Lumin Ibër në Mitrovicë.
Madje, ai tha se bashkëjetesa e detyruar mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë “mund të çojë në incidente”.
Vullini tha se “shqiptarët dhe serbët nuk duan të jetojnë bashkë”.
I dyti i qeverisë në Beograd tha se “serbët në Kosovë nuk janë të frikësuar për shkak të paralajmërimeve për hapjen e urës, por janë të shqetësuar sikurse Qeveria e Serbisë”.
Ndër të tjera, ai foli edhe për vizitën e tij në Moskë, duke thënë se “Serbia e ka mbështetjen absolute politike të Moskës”.