Tekstet shkollore, Nagavci: Nga java e ardhshme do të fillojë transferi i mjeteve për ata që kanë aplikuar

Aktuale

Tekstet shkollore, Nagavci: Nga java e ardhshme do të fillojë transferi i mjeteve për ata që kanë aplikuar

Më: 17 gusht 2024 Në ora: 17:19
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, njofton se nga java e ardhshme do të fillojë transferi i mjeteve për ata që kanë aplikuar për subvencionimin për tekstet shkollore.

Ajo tha se deri më tani numri i aplikuesve ka rritur në 121,200.

Postimi i saj i plotë:

Të dashur prindër dhe nxënës, Deri tani numri i aplikuesve për subvencionim për tekste shkollore në Platformën e-kosova ka shkuar në 121,200. Nga java e ardhshme do të fillojë transferi i mjeteve për ata që kanë aplikuar. Sikurse kemi njoftuar edhe më herët, aplikimi do të jetë i hapur në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore. Ju sigurojmë se çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve. Në shërbimin tuaj është edhe numri i telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth aplikimit:0800 30 900 si dhe emaili:[email protected].

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat