Policia e Kosovës sapo ka përfunduar një aksion në fshatin Joshevik në Banjskë të Zveçanit.
Gjatë aksionit, njësitë policore kanë sekuestruar:
-tri pushkë,
-një pistoletë,
-fishekë dhe dy bomba.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani ka thënë se një person është duke u intervistuar.