Gërvalla mbron Osmanin, “godet” Buzhalën: Ai dhe kategoria e tij, sikur të kishin qenë...

Aktuale

Gërvalla mbron Osmanin, “godet” Buzhalën: Ai dhe kategoria e tij, sikur të kishin qenë...

Nga: A.SH Më: 17 gusht 2024 Në ora: 18:31
Donika Gërvalla dhe Vjosa Osmani

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka mbrojtur Vjosa Osmanin.

Sipas saj, ajo çfarë ka deklaruar gazetari Berat Buzhala, nuk është fushata e parë dhe fatkeqësisht as e fundit e kësaj kategorie kundër institucioneve të Kosovës.

“Do të shpenzohet dhe venitet ashtu si të tjerat para saj dhe tek qytetarët e Kosovës do të lërë neverinë për nivelin dhe metodat”.

Reagimi i plotë:

Ende pa u fshirë mirë gjurmët në vendin e ngjarjes dhe pa dalë policia as me një version fillestar të vrasjes së djeshme, Buzhala dhe kategoria e tij, sikur të kishin qenë duke e pritur këtë tragjedi, raketat e sulmit i paskan drejtuar me nxitim kah Presidentja e Republikës së Kosovës.

Kjo nuk është as fushata e parë dhe fatkeqësisht as e fundit e pikërisht kësaj kategorie kundër institucioneve të Republikës. Do të shpenzohet dhe venitet ashtu si të tjerat para saj dhe tek qytetarët e Kosovës do të lërë neverinë për nivelin dhe metodat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat