Analisti “godet” opozitarët, tregon politikanin që po e rrezikon seriozisht pragun: Trikat e moçëm sot nuk shiten më

Aktuale

Analisti “godet” opozitarët, tregon politikanin që po e rrezikon seriozisht pragun: Trikat e moçëm sot nuk shiten më

Nga: A.Zh Më: 18 gusht 2024 Në ora: 12:05
Ramush Haradinaj, Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku

Analisti politik Xhevdet Pozhari, ka thumbuar sërish krerët e partive opozitare në vend.

Ai ka analizuar deklarimet dhe veprimet e tyre brenda javës së fundit, duke thënë se ata po bëjnë që Qeveria Kurti të ketë prapë pëlqimin e qytetarëve.

Sipas Pozharit, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, po e rrezikon pragun, përcjell Bota sot.

“Po më thonë "pse po merresh me opozitën". Përgjigjja është e thjeshtë - edhe ata synojnë ta marrin pushtetin dhe po e kqyri se çka po ofrojnë.

Opozita brenda një jave:

- Nga PDK, Bedri Hamza shkoi në SHBA me ato trikat e moçëm që sot nuk shiten më. Një deputet i kësaj partie tha se është hero kushdo që vr*t policë në Serbi. Ashiqare brenda kësaj partie janë së paku dy grupe që nuk i bashkon kurgjo tjetër, pos interesit.

- Në LDK, Lumiri u përpoq ta përvetësojë një investim në Istog dhe gënjeu për idenë e mësimit tërëditor. Nëse ky është vizion i LDK-së, ka me ndejt edhe shumë gjatë në opozitë.

- Në AAK, Ramushi bëri thirrje që të hapet ura, ndërsa më pas tha "kush e hap, është armik i Kosovës". Me këtë qasje po e rrezikon pragun seriozisht.

Kjo më së miri shpjegon se mungesa e alternativave të mirëfillta i jep përparësi kësaj Qeverie që përkundër krejt kritikave, prapë ta ketë pëlqimin qytetar.

Kaq e thjeshtë është për ata që duan të kuptojnë”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook./Botasot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat