Analisti Rron Gjinovci ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani, sa i përket një reagimi të saj që bëri ditën e djeshme në lidhje me një vrasje në Ferizaj.
Ai ka thënë se Osmani është institucion, nuk është preson. Ajo përfaqëson Kosovën, andaj “ne jemi t'gjithë subjekte të saj si simbol i unitetit tonë”.
“Shteti nuk ankohet në polici, nuk bën akuza, nuk shfaq frikë as dobësi, shteti vepron me arsyen shtetërore”
Reagimi në facebook:
Siç e mbrojta para disa ditëve kur e keqtrajtun në aeroport të Shkupit, tash më duhet ne kritiku me të njejtin argument. Presidenti/ja nuk është person, por institucion. Presidenti/ja nuk është palë, por mbi palët. Mrena vendit, Presidentja nuk mundet me pasë kundërshtarë, ne jemi t'gjithë subjekte të saj si simbol i unitetit tonë. Pra nuk mundet Presidentja me akuzu njerëz, anipse personin që e ka përmend është një njeri i ulët dhe ndoshta pjesëtari ma i padenjë i shoqnisë tonë, megjithatë ai po ashtu është subjekt i saj, po ashtu është pjesë e unitetit tonë kombëtar, simbolikisht.
Kur e ndalun për kontroll në Shkup, me të njejtin argument që ajo nuk është person por institucion, thash se ka të drejtë. Pra ajo është Kosova, sidomos kur është jashtë kufijve, por njejtë mrena kufijve, ajo nuk është person me familje e subjekt intrigash, por shteti vet. Shteti nuk ankohet në polici, nuk bën akuza, nuk shfaq frikë as dobësi, shteti vepron me arsyen shtetnore.