Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e 89 vjeçarit në Bibaj të Ferizajt.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Gentiana Hoxha, tha se për epilogun e kësaj seance do të njoftojnë më vonë.
“Seanca dëgjimorë ka përfunduar. Për epilogun do t’iu njoftojmë përmes komunikatës”, tha Hoxha.
Prokuroria e Ferizajt dje ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve F.R., dhe J.M., për rastin e vrasjes së rëndë në fshatin Bibaj të komunës së Ferizajt.