Rrufeja godet pesë persona në Prevallë, vdes një grua - policia jep detajet

Aktuale

Rrufeja godet pesë persona në Prevallë, vdes një grua - policia jep detajet

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 13:41 Përditësuar në ora: 14:22 më 18.08.2024
Foto ilustrim

Vdes një grua pasi goditet nga rrufeja në Prevallë

Një grua ka vdekur nga plagët e marra pasi u godit nga rrufeja mesditën e 18 gushtit në Prevallë të Prizrenit, konfirmuan nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për Radion Evropa e Lirë se rreth orës 12:14 është raportuar për një incident ku rrufeja ka goditur pesë persona, katër prej të cilëve morën lëndime më të lehta.

“Gruaja që ishte në gjendje më të rëndë u dërgua në emergjencë në Prizren.Për shkak të plagëve të marra nga rrufeja, ajo ka ndërruar jetë”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Nga Policia thanë se viktima ishte nga komuna e Ferizajt.

Prevalla është një vendpushim skijimi dhe fshat turistik, i cili është afërsisht 30 kilometra larg Prizrenit.

Rrufeja godet pesë persona në Prevallë, një grua në gjendje të rëndë - pamjet

Një rast i rëndë ka ndodhur në Prevallë.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi “Sot rreth orës 12:14, Policia është informuar se në Prevallë rrufeja ka goditur 5 persona.

Njëra ndër viktimat, femër është në gjendje të rënde”.

Kujtojmë, se moti ka ndryshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat