Avokati Arianit Koci ka reaguar në lidhje me debatet për hapjen e urës së Ibrit.
Ai në një postim në Facebook u shpreh se ura duhet me u hapë dhe ka me u hapë.
Mirëpo, Koci kërkoi që të analizohen kërkesat e ndërkombëtarëve me kujdes.
“Nuk ka kompromis me sovranitet të Kosovës. Por, shtyerja e afatit të hapjës së urës për disa muaj, nuk e dëmton shtetësinë e Kosovës.
Viti i ri, madje edhe tre muaj më vonë, do të ishte kompromis optimal për të gjitha palët, për t’a kryer këtë punë që është dashur të kryhet shumë më herët”, shkroi avokati ndër të tjera, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Ura në Mitrovicë duhet me u hapë, dhe ka me u hapë!
Në anën tjetër, lutjet, kërkesat dhe insistimet e miqve ndërkombëtarë, që ura njëherë mos të hapët, duhet analizuar me kujdes.
Nuk ka kompromis me sovranitet të Kosovës. Por, shtyerja e afatit të hapjës së urës për disa muaj, nuk e dëmton shtetësinë e Kosovës.
Viti i ri, madje edhe tre muaj më vonë, do të ishte kompromis optimal për të gjitha palët, për t’a kryer këtë punë që është dashur të kryhet shumë më herët.
P.s
Për negociata, për me kry punë të mëdha, mos më ndrroni.