Kosova e pesta në mbarë botën, destinacion lider për investitorë të huaj, Kurti citon një raport të mbështetur nga FT

Aktuale

Kosova e pesta në mbarë botën, destinacion lider për investitorë të huaj, Kurti citon një raport të mbështetur nga FT

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Kryeministri Albin Kurti thotë se Kosova renditet e dyta në Europën në zhvillim (që përfshin Europën Qendrore dhe Lindore, Baltikun, Ballkanin dhe Kaukazin e Jugut) dhe e pesta në mbarë botën sa i përket tërheqjes së nivelit më të lartë të FDI në raport me GDP-në.

Duke shkruar për këtë, Kurti iu referua një raporti të mbështetur nga Financial Times.

“Një raport i ri i fDi Intelligence, i mundësuar nga Financial Times, tregon se Kosova renditet e dyta në Evropën në zhvillim — dhe e pesta në të gjithë botën — për tërheqjen e nivelit më të lartë të FDI në raport me GDP-në. Për më tepër, ajo renditet e 4-ta në botë për përmirësim nga viti në vit nga viti 2022 në 2023”, shkroi Kurti.

 

“Një dëshmi më shumë se progresi demokratik dhe ekonomik në Kosovë ecin paralelisht, duke e bërë vendin tonë një destinacion lider për investitorët e huaj”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat