Safet Kabashaj jep dorëheqje nga Bordi i RTK-së

Aktuale

Safet Kabashaj jep dorëheqje nga Bordi i RTK-së

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 21:49
Safet Kabashaj

Safet Kabashaj ka dhënë dorëheqje nga bordi i Radio Televizionit të Kosovës pas lajmit të rremë të Slobna Bosna të publikuar më pas nga RTK-ja.

Dorëheqja e Kabashaj vjen një ditë pasi Besnik Boletinin dhe Arta Berisha dhanë dorëheqje nga pozitat e kryetarit dhe anëtares të Bordit.

Boletini bëri të ditur dje se dorëheqja e tij lidhet me skandalin e artikullit të Slobodna Bosna të publikuar në RTK, ku u linçuan Gazeta Nacionale dhe portali Periskopi.

Kujtojmë se Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE) ka vlerësuar vendimet për dorëheqje, të cilat i vlerësoi si vendime të mara në interes të respektimit të standardeve më të larta të gazetarisë etike dhe të ruajtjes së integritetit të mediave të shërbimit publik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat