Një grua humbi jetën sot si pasojë e goditjes nga rrufeja, dhe katër të tjerë mbetën të lënduar.
Rasti ndodhi sot në zonën e Prevallës.
Si rrodhi e gjithë ngjarja, ndiqni detajet në kronikën e zgjeruar më poshë:
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se rreth orës 12:14 është raportuar për një incident ku rrufeja ka goditur pesë persona, katër prej të cilëve morën lëndime më të lehta.
“Gruaja që ishte në gjendje më të rëndë u dërgua në emergjencë në Prizren.
Për shkak të plagëve të marra nga rrufeja, ajo ka ndërruar jetë”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Nga Policia thanë se viktima ishte nga komuna e Ferizajt.