Lushtaku: Qeveria “Kurti” veç ka harxhuar, asgjë nuk ka punuar

Aktuale

Lushtaku: Qeveria “Kurti” veç ka harxhuar, asgjë nuk ka punuar

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 09:32
Mërgim Lushtaku

Zëvendëskryetari i parë në Komisionin Parlamentar për Buxhet Financa, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se shuma dhjetëra milionëshe e shpenzuar nga Qeveria “Kurti” për derivate të naftës tregon se ky pushtet më shumë ka harxhuar sesa që ka punuar.

Lushtaku thotë se në mungesë të rezultateve të mira, pushteti po shihet se ka ardhë për mashtrimin e qytetarëve.

“Është një shumë e madhe që është harxhuar dhe kjo po tregon më shumë se kjo Qeveri më shumë është e harxhimeve se sa e punës. Derisa nuk ka asnjë rezultat tregon se kjo Qeveri nuk e ka dertin e shpenzimeve dhe të punës, por vetëm mashtrimin e qytetarëve ashtu siç ka ardhë në pushtet me mashtrim”, tha Lushtaku.

Deputeti i PDK-së tha për Front Online se premtimi i Qeverisë se do të udhëtojnë me transport publik është një hipokrizi.

Shpenzimet e luksit të pushtetit tregojnë fytyrën e vërtetë të saj, thotë Lushtaku.

“Edhe atë premtim që e ka dhënë se gjoja do të udhëtojnë me transport publik ka qenë një hipokrizi sa për të ardhë në pushtet me i realizu këto shpenzime dhe me tregu fytyrën e vërtetë të saj”, deklaroi Lushtaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat