Izmaku: Pushtetarët aktual në fushatë ecin me autobusë, në institucione me xhipa

Aktuale

Izmaku: Pushtetarët aktual në fushatë ecin me autobusë, në institucione me xhipa

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 11:02
Xhevahire Izmaku

Anëtarja e partisë NISMA, Xhevahire Izmaku, ka folur lidhur me 30 milionëshin e shpenzuar nga Qeveria Kurti për karburante.

Izmaku thotë se ky pushtet ka pasur synim në fushata zgjedhore mospërdorimin e xhipave dhe shpenzimeve të mëdha.

Ajo tha se buxhetin e shpenzuar për karburante, e cila është një shumë goxha e lartë është dashur të shpenzohet tek pensionistët.

“Diskursin e vazhdueshëm me kritika edhe tani si pushtet mbi qeverisjet e kaluara që sinonim të ndryshimit e kishte ne fushata zgjedhore edhe mos përdorimin e xhipave dhe shpenzimeve të mëdha. Janë shpenzime të mëdha shumë për buxhetin tonë që nevojat i kemi me prioritete, duke nis nga politikat sociale dhe për mua kishte qenë me rëndësi me atë buxhet të fuqizohen së pari pensionistët që i kemi në gjendje të mjeruar”, thotë ajo.

Izmaku deklaron se nëse krahasohen zhvillimet e projektet me shpenzime janë të pabalancuara.

“Shpenzimet e qeverisë nëse i krahasojmë në raport me zhvillimin e projekteve të mëdha janë diametralisht të pabalancuara. Jemi në vitin zgjedhor dhe nuk pritet të ndryshoj ky relacion. Dështimet në diplomaci, shpenzimet e deklaruara në lobim që deri tani nuk i kemi pa aspak të materializuara as në njohje e as në anëtarësime në organizata të rëndësishme”, përfundoi ajo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat