Islami publikon fotografinë në të cilën shihet djali i Vuçiqit me grupin që sulmuan në Banjskë

Aktuale

Islami publikon fotografinë në të cilën shihet djali i Vuçiqit me grupin që sulmuan në Banjskë

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 11:05
Foto e publikuar nga Avni Islami

Sulmi terrorist në Banjska ende nuk ka marrë një epilog edhe pse në vazhdimësi po flitet se shteti i Serbisë mund të ketë qenë i implikuar në këtë rast.

Analisti i sigurisë, Avni Islami përmes rrjetit social në Facebook ka publikuar një fotografi ku thotë se është dëshmi që Serbia është e përfshirë në këtë sulm.

Islami përmes këtij postimi ka shkruar: “Në këtë foto, shihet djali i Aleksandar Vuçiqit – Danilo Vuçiq së bashku me disa pjesëtar të grupit terrorist të Banjska. Foto është  e vitit 2018. Këtu shihet që janë Marko Djukiq, Danijel Djukiq dhe Lazar Radenkoviq.

Fotografia është realizuar në “Bajova kula Beach Bar & Restaurant” në Mal të Zi.

Sqarim në foto 1,2 dhe 3 -e:

1.Lazar  Radenkovic

Danijel Djukic (njeri nga personat më të afërt të M. Radoicic). Marko Djukic (vëllau i Danijel Djukic, i cili gjithashtu kujdeset për sigurinë personale të familjes së M. Radoicic, respektivisht djalit të tij, Petar Radoicic)”, shkruhet në postim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat