Një 64-vjeçare vdiq dje, kjo është gjendja shëndetësore e katër personave tjerë që u goditën nga rrufeja

Aktuale

Një 64-vjeçare vdiq dje, kjo është gjendja shëndetësore e katër personave tjerë që u goditën nga rrufeja

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 11:23
Prevalla

Një 64-vjeçare ka vdekur ditën e djeshme në Prevallë si pasojë e goditjes nga rrufeja.

Sipas policisë, katër persona të tjerë janë lënduar por gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi:

VDEKJE AKSIDENTALE

Prevallë, Prizren / 18.08.2024 – 12:10. Viktima femër kosovare ka mbetur pa shenja jete, pasi dyshohet se është goditur nga rrufeja. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Po ashtu, lëndime kanë pësuar edhe (4) personat që ishin në afërsi por sipas mjekëve kujdestar gjendje e tyre është stabile-jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat