Presidentja Osmani takon komandantin e KFOR-it, ky është mesazhi i saj për hapjen e urës së Ibrit

Aktuale

Presidentja Osmani takon komandantin e KFOR-it, ky është mesazhi i saj për hapjen e urës së Ibrit

Nga: A.M. Më: 19 gusht 2024 Në ora: 11:42
Foto nga takimi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar sot komandantin e KFOR-it, Ozkan Olutash.

Gjatë takimit, Osmanit bëri të ditur se kanë diskutuar për çështjen e hapjes së urës së Ibrit.

Ajo në një postim në Facebook kërkoi që hapja e urës të arrihet bashkë me aleatët.

Sipas saj, hapja e kësaj ure është në interes të të gjithë qytetarëve, përcjell “Bota sot”.

“Hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatë!”, shkroi presidentja Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat