Gashi: Shpesh policët abuzojnë me detyrën, shqiptojnë gjoba pa fakte

Aktuale

Gashi: Shpesh policët abuzojnë me detyrën, shqiptojnë gjoba pa fakte

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 13:10
Kenan Gashi

Kenan Gashi nga rrjeti i OJQ-ve, “Avonet”, i ka kritikuar zyrtarët e Policisë së Kosovës, duke pretenduar se një pjesë e tyre shpeshherë i tejkalojnë kompetencat e tyre.

Ai tha se ka shumë raste kur qytetarët dënohen pa pasur fakte.

“Policët i kalojnë kompetencat, abuzojnë me detyrën, bëjnë sjellja të pasjellshme në raport me qytetarin, shqiptojnë gjoba që bijnë në kundërshtim me rrethanat.

Policët ende shqiptojnë gjobë imagjinatave, të thotë të kam pa, qytetari kërkon dëshmi, nga ky moment krijohet problematika. Polici nuk e din rolin e tyre. Në këtë pikë qytetari ka të drejtë të kundërshtojë…”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat