Minatorëve të Trepçës u ekzekutohet vetëm paga e qershorit, flasin nga sindikata

Aktuale

Minatorëve të Trepçës u ekzekutohet vetëm paga e qershorit, flasin nga sindikata

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 13:16
Trepça

Qeveria e Kosovës, javën që shkoi ndau katër milionë euro për minatorët e Trepçës, të cilët kishin hyrë në muajin e tretë pa paga/

Se a u janë ekzekutuar pagat minatorëve, Gazeta ka kontaktuar kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, i cili ka thënë se minatorëve aktualisht u është ekzekutuar vetëm paga e muajit qershor.

“Po të muajit qershor ju kanë dalë pagat minatorëve. E tash po presim që këto ditë me dalë edhe e muajit korrik, se janë dy muaj”, tha Januzi.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e javës kaluar të qeverisë kritikoi Trepçën, duke thënë se nuk po nxjerrin mjaftueshëm xehe nga nëntoka, teksa ka punëtorë shumë.

“Në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale ku ndërmarrja nuk ka arritur që të sigurojë pagat nga xehja e nxjerrë. Duket se ka tepër shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka”, kishte deklaruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat