Vdekja e dy pacientëve me Covid-19 në Infektivë, flet drejtori Vishaj

Aktuale

Vdekja e dy pacientëve me Covid-19 në Infektivë, flet drejtori Vishaj

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 13:19
Arben Vishaj

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka thënë se dy personat që kanë vdekur dy ditë më parë kanë qenë të moshës 80 dhe 67 vjeçare.

Ai tha se që të dy ishin të prekur nga koronavirusi, mirëpo kishin edhe sëmundje tjera.

“Aktualisht në Klinikën Infektive i kemi të hospitalizuar gjithsej 10 pacientë, dy nga ta janë me oksigjeno terapi. Dy ditë më parë në Klinikën Infektive dy pacientë kanë përfunduar me vdekje. Njëri prej tyre i moshës 80 vjeçare i cili ka qëndruar në Klinikën Infektive dy orë ngase ka pasur sëmundje të rënda kronike dhe një pacient tjetër i moshës 67 vjeçare që lëngonte nga sëmundje të rënda kronike që ishte duke u trajtuar më parë në Klinikën Infektive”, tha ai.

Ai tha se momentalisht në Infektivë ka mjaftueshëm oksigjenoterapi, barna dhe staf mbështetës.

“Mendoj që nuk ka nevojë për ndonjë panik, jemi duke e përcjellë me vëmendje situatën epidemiologjike dhe varësisht situatës do të veprojmë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat