Ramadani për Rilind Gërvallën: Paska ‘dëshmuar’ kundër shtetit, shumë dëm paska bërë

Aktuale

Ramadani për Rilind Gërvallën: Paska ‘dëshmuar’ kundër shtetit, shumë dëm paska bërë

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 13:32
Burim Ramadani

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj fjalëve të drejtorit të Televizonit publik, Rilind Gërvalla në mbledhjen e Brodit të RTK-së.

Ramadani ka thënë se Gërvalla ja dëshmuar kundër shtetit dhe se ka bërë dëme të mëdha, pasi ka implikuar institucionet e sigurisë në raportimin skandaloz.

“Shumë dëm paska bërë! Shteti, kredibiliteti, partneriteti, mirëbesimi, individët. Të gjitha i paska goditur keq Gërvalla, pas mediave” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i tij:

Rilind Gërvalla paska ‘dëshmuar’ kundër shtetit!

Nëse Transkripti është autentik, Gërvalla i RTK-së e paska gjuajt “pataten e nxehtë” nga dora menjëherë, keq, pamëshirshëm, dhe frikshëm.

Një nga grupi i njerëzve të padijshëm dhe eksperimentalë.

Shumë dëm paska bërë!

Shteti, kredibiliteti, partneriteti, mirëbesimi, individët.

Të gjitha i paska goditur keq Gërvalla, pas mediave.

Këto kushtojnë.

Përgjegjësia nuk mund të shmanget.

Nuk besoj se do të kishte ndodhur pa presion dhe agjendë një dëm i këtillë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat