Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka reaguar pas publikimit të procesverbalit të Bordit të RTK-së të mbledhjes pas raportimit skandaloz kundër mediave.
Ai ka thënë se po i përcjell me shqetësim përfshirjen e institucioneve të sigurisë nga drejtori i TV-së, Rilind Gërvalla për lajmin e medias boshnjake.
“Si Kryetar i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, jam duke i përcjellur me shqetësim raportimet se drejtori i televizionit në RTK, Rilind Gërvall, ka përfshirë dy institucione të sigurisë në një lajm jokredibil nga Slobodna Bosna kundër dy mediave të Kosovës.” – ka shkruar ai.
Më tej, ai ka thënë se përdorimi i institucioneve të sigurisë kudër mediave është i pa paranueshme, teksa ka premtuar zbulimin e së vërtetës për përfshirjen e institucioneve.
“Përdorimi i institucioneve të sigurisë kundër mediave në vend, është i papranueshëm dhe nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Ne zotohemi se si parti në Kuvend e si Komision, do të angazhohemi për të zbuluar se cila është e vërteta në lidhje me përfshirjen e institucioneve të sigurisë në këtë rast.” – përfundon shkrimi i tij në Facebook.