Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, ka reaguar pasi u publikua procesverbalin e mbledhjes së Bordit të RTK-së. Në atë proces, Gërvalla implikon dy institucione të sigurisë në lajmin e Slobodna Bosnës.
Selimi ka thënë se duhet të hetohet nëse AKI-ja është e përfshirë në njollosjen e mediave të pavarura.
“Kosova duhet të jetë krenare për shërbimet e saj inteligjente dhe policore. Krahasuar me Ballkanin, ata nuk kishin probleme të trashëgimisë dhe kanë treguar se nuk kanë problem korrupsioni.
Duhet të hetohen raportet e fundit të mediave që implikojnë përkrahësit e partisë në pushtet duke përdorur AKI-në për të njollosur shtypin e pavarur”, ka shkruar Selimi.