Maqedonci në takim lamtumirës me Komandantin e kontigjentit turk të KFOR-it

Aktuale

Maqedonci në takim lamtumirës me Komandantin e kontigjentit turk të KFOR-it

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 16:20
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se sot ka realizuar një takimin lamtumirës me Komandantin e kontigjentit turk të KFOR-it, Kolonel Sabri Gokhan Karamursel, me rastin e përfundimit të misionit të tij.

Në rrjetin social Facebook, Maqedonci ka thënë se e ka falënderuar Kolonelin veçanërisht për angazhimin dhe kontributin e tij personal në zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet vendeve në fushën e mbrojtjes.

“Duke i dëshiruar sukses në detyrën e tij të ardhshme, e sigurova që edhe me pasardhësin e tij në detyrë do të vijojmë kultivojmë të njëjtën frymë bashkëpunimi”, ka thënë Maqedonci. 

Shrkimi i plotë:

Me rastin e përfundimit të misionit të tij në Republikën e Kosovës, sot realizova takimin lamtumirës me Komandantin e kontigjentit turk të KFOR-it, Kolonel Sabri Gokhan Karamursel.

Kolonelin e falenderova veçanërisht për angazhimin dhe kontributin e tij personal në zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet vendeve tona në fushën e mbrojtjes.

Duke i dëshiruar sukses në detyrën e tij të ardhshme, e sigurova që edhe me pasardhësin e tij në detyrë do të vijojmë kultivojmë të njejtën frymë bashkëpunimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat