Musliu, Gërvallës: Dorëzo postin, sepse po akuzohesh për vjedhje

Aktuale

Musliu, Gërvallës: Dorëzo postin, sepse po akuzohesh për vjedhje

Nga: A.SH Më: 19 gusht 2024 Në ora: 16:36
Ganimete Musliu

Gjykata Themelore në Prishtinës ka konfirmuar aktakuzën për mosraportim të pasurisë ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zëvendëskryeministres Donika Gërvallës.

Për këtë ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, duke thënë se nëse vetëm pak ka ndërgjegje ajo duhet ta dorëzoj postin duke thënë se ajo po akuzohet për vjedhje dhe gënjeshtë të qëllimshme para Agjencionit Antikorrupcion.

Postimi i plotë:

Donikë në Gjermani, ku ti ke kaluar pjesën më të madhe të jetës, çfarë bënë një Ministre kur i konfirmohet aktakuza për “Steuerhinterziehung”?

Donikë Zeza a t’ka mbetë një fije ndërgjegje? Nëse po, dorëzo postin sepse po akuzohesh për vjedhje dhe për gënjeshtër të qëllimshme para Agjencionit Antikorrupcion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat