Hoti kritikon Kurtin: Ka kohë që askush nuk e pret në administratën amerikane në nivele që duhet pritur një kryeministër

Aktuale

Hoti kritikon Kurtin: Ka kohë që askush nuk e pret në administratën amerikane në nivele që duhet pritur një kryeministër

Nga: A.SH Më: 19 gusht 2024 Në ora: 17:01
Albin Kurti

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron për vizitë në SHBA.

Ai ishte kritikuar nga opozita se nuk si kryeministër asnjëherë nuk ka shkuar në Amerikë.

E kritikë, tani i bëri edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Sipas tij, Kurti edhe pse vendin e ka nën sanksione dhe ka marrë “kërcënime” nga SHBA për veprimet e pakoordinuara, ka shkruar “në konventën e demokratëve dhe në ndërkohë takon pjesëtarë të komunitetit tonë atje dhe u tregon dogmat e tij”.

Postimi i plotë:

E ka vendin nën sanksione për më shumë se një vit. Ka marrë "kërcënime" nga aleati kryesor, SHBA, në rast se qeveria e tij me veprime të pakoordinuara i rrezikon ushtarët amerikan. Ka kohë që askush nuk e pret në administratën amerikane në nivele që duhet pritur një kryeministër.

Por ky shkon në konventën e demokratëve dhe në ndërkohë takon pjesëtarë të komunitetit tonë atje dhe u tregon dogmat e tij që nuk i beson askush për zhvillim në Kosovë, kur faktet flasin se korrupsioni ka lulëzuar si kurrë më parë, kur standardi i jetës ka rënë, kur 200 mijë të rinj e të reja fuqi punëtore kanë emigruar, kur investimet e jashtme janë vetëm blerjet e banesave nga mërgata jonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat