Qeveria i dha mbi 4 milionë, por problemet vazhdojnë: Minatorët e Trepçës ende pa pagat e korrikut

Aktuale

Qeveria i dha mbi 4 milionë, por problemet vazhdojnë: Minatorët e Trepçës ende pa pagat e korrikut

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Nga menaxhmenti i Ndërmarrjes “Trepça”, kanë konfirmuar për KosovaPress se minatorët kanë marrë pagat për muajin qershor, mirëpo jo edhe për muajin korrik.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës javën e kaluar nga Pakoja për Ringjallje Ekonomike ka ndarë mbi 4 milionë euro për pagat e minatorëve, në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale.

Të njëjtit patën paralajmëruar protestë për realizimin e kërkesave të tyre, mirëpo kjo u anulua pas subvencionit të Qeverisë me miliona euro për minatorët e Trepçës.

Në anën tjetër kjo kompani ka pezulluar nga puna pesë punëtorë me arsyeje “shkelje të detyrave të punës”.

Ndryshe, minatorët e Trepçës kishin pothuajse dy muaj pa i marrë pagat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat