Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka ironizuar me deklarimin e ish-kryeministrit Avdullah Hoti sa i përket vizitës së kryeministrit Albin Kurti në SHBA.
“Dashamiri i Liqenit Trump, Dulla paska folur për vizitën e KM Kurtit në ShBA”, shkruan Bajqinovci.
Hoti tha se ka kohë që Kurtin nuk e pret askush në dministratën amerikane në nivele që duhet pritur një kryeministër.
“E ka vendin nën sanksione për më shumë se një vit. Ka marrë “kërcënime” nga aleati kryesor, SHBA, në rast se qeveria e tij me veprime të pakoordinuara i rrezikon ushtarët amerikan. Ka kohë që askush nuk e pret në administratën amerikane në nivele që duhet pritur një kryeministër. Por ky shkon në konventën e demokratëve dhe në ndërkohë takon pjesëtarë të komunitetit tonë atje dhe u tregon dogmat e tij që nuk i beson askush për zhvillim në Kosovë, kur faktet flasin se korrupsioni ka lulëzuar si kurrë më parë, kur standardi i jetës ka rënë, kur 200 mijë të rinj e të reja fuqi punëtore kanë emigruar, kur investimet e jashtme janë vetëm blerjet e banesave nga mërgata jonë’, ka shkruar Hoti.