“Është për të ardhë keq”/ Bajqinovci: Dy persona që vazhdimisht flasin për lirimin e Albin Kurtit nga Koshtunica janë Aleksandar Vuçiq dhe Ramush Haradinaj

Aktuale

“Është për të ardhë keq”/ Bajqinovci: Dy persona që vazhdimisht flasin për lirimin e Albin Kurtit nga Koshtunica janë Aleksandar Vuçiq dhe Ramush Haradinaj

Nga: A.SH Më: 19 gusht 2024 Në ora: 19:08
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i ka reaguar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se Kurti ishte liruar nga burgu, pasi presidenti serb në atë kohë vendosi ta falë atë, të vetmin prej shqiptarëve.

Sipas tij, Haradinaj dhe Vuçiq janë dy personat që vazhdimisht flasin prë lirimin e Albin Kurtit nga burgu.

“Është për të ardhë keq ky ngjasim a koordinim si ta quajmë mes këtyre dyve që kanë kaq shumë problem me Albin Kurtin”, shkruan deputeti.

Postimi i plotë:

Dy persona që vazhdimisht flasin për lirimin e Albin Kurtit nga Koshtunica janë Aleksandar Vuçiq dhe Ramush Haradinaj. Këtë mund ta vërtetoni lehtë me një kërkim në internet. Është për të ardhë keq ky ngjasim a koordinim si ta quajmë mes këtyre dyve që kanë kaq shumë problem me Albin Kurtin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat