Azemi: Aktakuza ndaj Krasniqit, pasqyrë e përfshirjes së pushtetit në KEK

Aktuale

Azemi: Aktakuza ndaj Krasniqit, pasqyrë e përfshirjes së pushtetit në KEK

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 19:47
Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi

Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi thotë se aktakuza ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit është pasqyrë e përfshirjes së pushtetit në KEK.

Azemi, përmes një shkrimi në Facebook thotë se Krasniqin, edhe pas arrestimit, pushteti e kishte marrë në mbrojtje.

“Kjo garniturë e njerëzve të pushtetit që bënin pazare me energjinë, i solli dëme Kosovës në miliona euro. Ndërmarrja e KEK-ut u kthye në çerdhe të krimit, me qindra kontrata njëburimore në vlerën e mbi 100 milionë eurove për dosta të pushtetarëve.

Aktakuza e sotme është pasqyra e përfshirjes së pushtetit në KEK. Ky kontroll e ndikim është i dëmshëm e duhet të marrë fund. Urojmë që organet e drejtësisë do të arrijnë ta zbardhin tërësisht krimin në KEK, pa u penguar nga ky pushtet që me çdo kusht e do kapjen e secilit institucion”, shkruan tutje Azemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat