Krasta: Nuk ushtroj funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së

Aktuale

Krasta: Nuk ushtroj funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 20:29
Adi Krasta

Adi Krasta, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i RTK-së, në emisionin "RTK Prime” foli për zhvillimet e fundit rreth Transmetuesit Publik të Kosovës. Ai qartësoi pozicionin e tij në RTK, dhe mohoi se dëshiron të ushtrojë një funksion çfarë është ai drejtorit të përgjithshëm i transmetuesit publik.

Ai tha se RTK është tipikisht transmetues publik, i cili ballafaqohet herë pas here më ngjarje të natyra të ndryshme, sepse në strukturën e ndërtuar të institucionit ka një lloj lirie relative komunikimi, ka independencë në marrjen e vendimeve dhe është pothuajse e pamundur për t’u kthyer në koncepte diktatoriale ku kontrollohet një lajm apo një mënyrë e të menduari apo të nj mënyre e të shprehuri  për t’ju shmangur debateve që mund të bëhen më vonë.

Ai tha se ndjehet i kënaqur që në Kosovë po bëhet një debat kaq pasionant për standardet gazetareske.

Tutje, Krasta qartësoi pozicionin e tij në RTK, duke bërë të ditur ushtron funksionin si zëvendësdrejtor i  përgjithshëm dhe që mohoi se dëshiron të ushtrojë një funksion çfarë është ai drejtorit të përgjithshëm i transmetuesit publik, teksa shtoi se u.d. i drejtorit të përgjithshëm merret me një autorizim të nënshkruar nga Bordi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat