Xhemaili: Bashkim Kursani dhe Lutfi Ajazi më kanë përcjellur, u arrestova në Prishtinë

Aktuale

Xhemaili: Bashkim Kursani dhe Lutfi Ajazi më kanë përcjellur, u arrestova në Prishtinë

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 20:43
Bajrush Xhemaili, ish i burgosur politik

Bajrush Xhemaili, ish i burgosur politik ka rrëfyer detajet e tij nga arrestimi i parë nga UDB-ashët shqiptar. Xhemaili tha se fillimisht ka qenë 14 muaj duke qëndruar ilegalisht në Prishtinë, si “ikje” e gjurmëve nga UDB-ashët por që pastaj i kishin rënë në gjurmë.

Xhemajli tha se fillimisht ishte arrestuar në Prishtinë, nga Adem Imeri  si UDB-ash shqiptar dhe një serb. Dy UDB-ashët pasi që kishin shkuar në banesë tek ai dhe kishin parë fotokopjues dhe materiale të “Liria-s”, i kishin kontaktuar Bashkim Kursanin dhe Lufti Ajazin e kishin prangosur atë.

“Unë kam ndejtur në 14 muaj në jetë ilegale, kam bërë jetë të fshehtë. Me 13 tetor 1981 m’paten thirr në UDB-n në Ferizaj. Më mor në pyetje njëri: Me t’mirë po t’lus, Adem Imeri nga Shtimja. Dhe tha që ti je deri n’fyt dhe është mire me ardh me na kallxu nesër në ora 09:00. A ban me kah n10:00. U konsultova me shok, me Mustafën, dhe një shok I joni I organizates, Abdurrahman Limani ishte ushtri, I kishin rënë në gjurmë dhe e kanë arrestuar dy muaj. Edhe Halil Selimi biseduam. Dola ilegal. Dola në natën e parë, Banova tek Aruni, dhe kam vazhduar 14 muaj. Më ranë në gjurmë. Banova në Prishtinë.

Kanë qenë dy veta, me automat, njëri shqiptar, tjetri serb. Më thanë rri në qosh e mos lëvizë se pëson. Kishte shumë material, fotokopjues dhe materialet për të botuar “Liria”. E pane që unë isha ai që iu duhesha, I thirrin Bashkim Kursanin dhe Lutfi Ajazi. Te Bajrushi a, thane hajde me neve”, vijoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat